×
  • Opinione
  • Opinione

    Një muze në Batajnicë do të ishte një mesazh i madh për paqen në Evropë

    Enver Hoxha
    09 Janar 2024

    Batajnica është një lokalitet afër Beogradit (Ballkon i Beogradit). Një vend i cili që nga vitet e 50 të shekullit XX, ka qenë qendra kryesore për trajnimin e ushtrisë dhe policisë të ish-Jugosllavisë për t’iu shërbyer qytetarëve të saj dhe për mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Ky vend ushtarako-policor me një hapësirë qindra hektarëshe doli që ka qenë strategji afatgjate për të përgatitur terrenin për t’u marrë lirinë dhe jetën qindra mijëra qytetarëve të ish-Jugosllavisë (në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovine dhe Kosovë).

    Udhëheqësit nga Beogradi jepnin urdhra, e këto njësi bënin hata (kërdi) në teren duke shkatërruar të mirat materiale të qytetarëve ashtu dhe në jetët e tyre. Niveli i tmerrit që shkaktonin këto njësi shpesh herë nuk e pranon imagjinata e njerëzve normal. Fushatat barbare, shfarosëse i kompletonin edhe me njësi paramilitare të cilat i krijonin për të ushtruar tmerr në popullatën e pa fajshme, por publikisht nuk pranonin asnjëherë. Të gjitha njësitë (mbrojtëse sipas Beogradit) bën katër lufta, morën qindra mijëra jetë, në mënyrë barbare në sytë e perëndimit gjegjësisht në sytë e Evropës Perëndimore.

    Pushtetarët në Beograd duke u zgërdhirë nëpër takime me ndërkombëtarët dhe në konferenca për shtyp, “për mos gatishmërinë e popujve të tjerë në luftë (ish -Jugosllavi) për paqe”, shpesh i quanin terroristë. Sa do që luftërat zgjateshin shtoheshin shkatërrimet, vrasjet, përdhunimet, masakrimet dhe zhdukjet e kufomave. Në anën tjetër popullata e këtyre vendeve, si mos më keq pësonte vuajtje (të ngujuar nëpër male, kolona duke ecur këmbëzbathur, të uritur e gjithherë me frikën se çka do të ndodhë me ta nga ora në orë).

    Disa qindra mijëra të tjerë që “patën fatin” të dalin jashtë ish-Jugosllavisë i mbushën qendrat e strehimit (azilit) në vendet perëndimore në kërkim të shpëtimit fizik. Mediat në perëndim gumëzhinin duke treguar realitetin tragjik në teren dhe rrëfimet e atyre që mbijetuan, me qëllim  që pushtetarët perëndimor ta kuptojnë realitetin dhe të ndalen gjakderdhjet në vetë Evropën.

    Diplomacia perëndimore shumë vonë e kuptoi realitetin që po ndodh në ish-Jugosllavi për t’i ndalur luftërat.

    Beogradi arriti në nivel që me anë të kishës ortodokse ta bekoj popullin serb si hyjnor dhe të gjitha kombet tjera (në ish-Jugosllavi) janë kundër tyre. Duke qenë lojtarët kryesor në teren dhe në politikën ndërkombëtare serbët vazhdonin me sistemin e tokës së djegur. Masakrat ndaj popullatës civile të pa fajshme shtoheshin çdo ditë e më shumë. Nga shpeshtësia e masakrave dhe numrit të tyre filluan të ndërronin strategji me zhvendosje të kufomave.

    Në fund për humbjen e gjurmëve (kufomave) aparati shtetëror serb i sjell edhe në prag të derës së tyre, në Batajnicë. Eks-humimi i të cilëve u bë në fillim te shekullit XXI. Ky veprim tregon më së miri për strategjitë kombëtare (hyjnore) të aparatit serb gjatë shekujve për popujt jo serb (jo hyjnorë ).

    Një muze në Batajnicë do të ishte një mesazh i madh për paqen në Evropë për shekullin XXI, demokratizimin e shoqërisë serbe nga “popull hyjnorë” në shoqëri normale me besim sipas dëshirës, që politika dhe feja të mos shkaktojnë shkatërrime gjenocid ndaj popujve ballkanik dhe të mos jenë frymëzim për pushtetarët diktator (tiranë) që pa asnjë arsye të nisin luftëra në vend që të punojnë për të mirën e popujve të tyre.

    Batajnica duhet të jetë muzeu më i madh në Evropë për fundshekullin e XX dhe për brezat e ri të gjithë botës, të edukohen për ruajtjen e paqes.

     

    Doktor Enver Hoxha është Kirurg Plastik dhe autor i ekspozitës “Gjenocidi XX”, 2019

     

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.