×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen e 1.500 eurove në një pompë derivatesh në Suharekë

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 18.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 17.04.2021, ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: grabitja nga neni 317 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    “I pandehuri A.K., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, i pandehuri bashkë me një person tjetër (S.H., që gjendet në masën e paraburgimit), me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe të pandehurit largohen në këmbë me shpejtësi. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i njëjti ka qenë i kërkuar sipas urdhër arrestit të kësaj Gjykate dhe pas kryerjes së veprës penale ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes penale, gjithashtu hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, si dhe Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur.

    Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

    SHËNIM: Me datë 8 mars 2021, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të bashkëpandehurit S..H., për veprën penale grabitje lidhur me rastin e njëjtë.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura. “Është arrestuar i dyshuari...
    Të tjera
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar babë e djalë në Malishevë, meqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete Me vendim...
    Sport19 Tetor 2024
    Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham Forest, është ndëshkuar me një ndalim pesë ndeshjesh në stadium për sjelljen e tij të papërshtatshme pas...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ndonëse po behën gati dy muaj pas fillimit të vitit shkollor edhe më tutje shumë nxënës neper shumë shkolla të Kosovës ende...
    Lajme19 Tetor 2024
    Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të hapet...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në Paris është mbajtur dje Forumi i parë Ekonomik i Kosovës. Hapjen e këtij forumi e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.