Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 30 ditë paraburgim për A.D. i cili dyshohet për tre vepra penale, ‘vrasje në tentativë’, ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim i mallrave’.
Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari A,D, të shtunën në fshatin Llazhinë të komunës së Leposaviqit, ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë, duke mospërfillur urdhërat e policisë për të ndaluar kamionin në një pikë kontrolli.
I dyshuari gjatë ikjes me kamion në të cilin kishte kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, ka goditur dy herë automjetin e policisë, ku si pasojë e goditjeve zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore.
Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë, i dyshuari provon të ikë këmbë drejt malit, mirëpo pa sukses sepse arrestohet nga policia.