×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për personin që ngacmoi dhe frikësoi një grua në Prizren

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Qemail Suka, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Ngacmimi nga neni 182 par.1 lidhur me par.4 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – I pandehuri A.B., nga data 04 janar në vazhdimësi deri me datë 15 maj 2021, në Suharekë, i pandehuri vë personin tjetër nën vëzhgim – respektivisht të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit, frikësimit, ashtu që në të njëjtin objekt banesor ku e dëmtuara dhe i pandehuri A.B., janë fqinj.

    Në atë mënyrë që i pandehuri vazhdimisht e vëzhgon të dëmtuarën si dhe e keqpërdor numrin e telefonit të saj, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim, frikë dhe pasiguri.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.