×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kreu dhunë në familje

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo edhe të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë në datat 27 dhe 28 nëntor për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Policia e Kosovës....
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale të sigurisë në vend, raporton FrontOnline....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arsyeja pse Republika e Kosovës po përballet me këto sulme është sukses i vendit tonë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. “Dënoj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.