×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për “Vrasja e rëndë në tentativë”

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe A.O për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasja e rëndë në tentativë dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.B dhe A.O dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit andaj nëse dy të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tyre dhe kjo do të vështirësonte përfundimin me sukses të kësaj procedure, po ashtu të pandehurit M.B dhe A.O nëse do të jenë në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek të pandehurit tjerë, bashkëpjesëmarrësit të cilët janë në arrati, gjithashtu mund të ndikojnë edhe tek dëshmitarët e rastit.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16.04.2024, rreth orës 15:10 min. në rrugën lokale Graçanicë–Lapllasellë afër lokalitetit arkeologjik “Ulpijana”, të pandehurit M.B dhe A.O,për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me qëllim të hakmarrjes tentojnë të privojnë nga jeta njëri tjetrin dhe me atë rast me dashje e vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave të tjerë. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, u tha në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.