×
  • Lajme
  • Lajme

    Një klasë në shkollën “Dardania” bojkoton mësimin, shkak orari

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Prindërit e nxënësve të klasës së dytë, paralelja e katërt, në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë nga e hëna për shkak të orarit, që sipas tyre është i papërshtatshëm.

    Sipas prindërve ky orar çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore.

    “Ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me orarin e propozuar për vitin shkollor 2024/2025, i cili vendos orarin për fëmijët tanë nga ora 15:00 deri në 18:25. Ky orar është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore. Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qendrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite.”

    Në reagim thuhet se “është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies”.

    “Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 50, Pika 4, thekson qartë se “Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.” Ne besojmë fuqishëm se ky orar për nxënës të moshës 7-8 vjeç nuk e merr parasysh interesin më të mirë të fëmijëve tanë. Ndërsa një orar i tillë mund të jetë i pranueshëm në situata të jashtëzakonshme, Kosova dhe sistemi ynë arsimor nuk po kalojnë nëpër ndonjë periudhë të tillë.”

    “Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë.”

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e ka cilësuar si zhgënjim për qytetarët mos realizimin e premtimit nga Qeveria për...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë. Sot, ai njoftoi se ishte në Pejë për një “aktivitet shumë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo...
    Të tjera
    Sport15 Shtator 2024
    Lionel Messi e shënoi rikthimin e tij  me dy gola dhe një asistim për të ndihmuar Inter Miamin në fitoren 3-1 kundër...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Lajme15 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, me 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por se nuk vendos për shpejtësinë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për Front Online lidhur me premtimin e VV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.