×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një i vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Shqipëri

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 82 raste të reja.

    Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten edhe në Shqipëri, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

    Gjatë 24 orëve të fundit, sipas institucioneve shëndetësore në Shqipëri, janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

    “Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve ka vdekur një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga sëmundje të tjera dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar, prej disa ditësh, ndërsa janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 1064.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...
    Të tjera
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosovës do të përballet me Islandën në play off për inkuadrim në Ligën B të Kombeve. Kosova dhe Islanda do të ballafaqohen...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njësia e Taskë  Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë se më...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Aktualisht kemi reshje shiu në shumë pjesë të Kosovës, të cilat më intensive janë në Rrafshin e Dukagjinit, e po ashtu edhe...
    Sport22 Nëntor 2024
    Leo Messi ka folur me shumë admirim për Barcelonën në intervistën e tij të fundit. Ylli argjentinas tashmë po bën karrierë në...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Rovena, Xheneta dhe Gresa janë fjalosur sa i përket punëve të shtëpisë. Teksa Gresa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.