Një therje me mjet të mprehtë ka ndodhur në Gllogoc.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te sulmi ka ardh pas një fjalosje që ka ndodhur mes tyre.
Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i përdorur në rast dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 21.11.2022 – 11:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një fjalosje me një mjet të mprehtë (brisk) e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i përdorur në rast dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online