Sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri B. Ç. (1958).
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit në Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.
I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.