Të mërkurën një i burgosur ka rezultuar pozitiv me koronavirus në burgun e Pejës.
I njëjti person kishte qenë i vendosur në dhomë edhe me tre të burgosur tjerë, por të tjerët kishin rezultuar negativ.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi për media në SHKK, Florent Gashi i cili tha se i burgosuri tashmë është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore
“Me 24.06.2020, QP Pejë, pas marrjës së rezultateve të testimit për Covid-19, nje i burgosuri ka rezultuar pozitiv. I burgosuri ka qenë i vendosur në dhomë edhe me tre(03)të burgosur tjerë, mirepo pas marrjës se rezultateve, të tjerët kanë rezultuar negativ. I burgosuri i konfirmuar pozitiv është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, ka thënë Gashi.