Një person është arrestuar në Istog për shtytje në vetëvrasje, pasi një femër kishte pirë preparate kimike.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 09:30 në Istog.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.