Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi teksa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.
Në raportin e Policisë thuhet se gruaja është sulmuar seksualisht nga një i afërm i burrit të saj.
“SULM SEKSUAL/Podujevë. Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK.