Një grua raportohet se e ka sulmuar një zyrtar policor të martën rretho orës 3 në Prishtinë.
Sipas policisë, gruaja ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, ajo është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
“Rr. Xheladin Gurbaliu, Prishtinë 23.08.2022 – 03:19. Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online