×
  • Opinione
  • Opinione

    Një e ardhur bazë dhe një trashëgimi për të gjithë

    FrontOnline
    08 Qershor 2021

    Por në fakt ajo i bën të gjithë të lumtur. Ne po i kthehemi jetës normale pasi kemi qëndruar në izolim për një kohë të gjatë. Kjo është një arsye më shumë për të reflektuar dhe shpresuar sërish

    Kriza e shkaktuar nga Covid-19, na detyron që të ri-mendojmë mekanizmat e rishpërndarjes së pasurisë dhe ato të solidaritetit. Propozimet po vijnë nga të gjitha anët:të ardhurat bazë për të gjithë, punë e garantuar, dhe një trashëgimi e garantuar për të gjithë.

    Le ta pranojmë që në fillim:këto propozime janë plotësuese dhe jo alternative. Në planin afatgjatë, do të duhet që të zbatohen që të gjitha hap pas hapi, dhe sipas kësaj renditje. Le ta fillojmë me të ardhurat bazë. Sot për sot kjo masë është e pamjaftueshme, sidomos në Hemisferën Jugore, ku në mungesë të një page minimale, njerëzit nuk mund të respektojnë dot masat e bllokimit të vendosura nga qeveritë për shkak të pandemisë.

    Në Indi, gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, partitë opozitare propozuan futjen në zbatim të të ardhurave bazë, por nacionalisto-konservatorët në pushtet në Nju Delhi vazhdojnë që ta refuzojnë këtë reformë. Në Evropë ka aktualisht shumë forma të të ardhurave minimale, por me lloje të ndryshme të pamjaftueshmërisë.

    Mendoj se është urgjente që kjo skemë të bëhet e arritshme edhe për qytetarët e rinj dhe studentët (siç po ndodh prej disa vitesh në Danimarkë), dhe mbi të gjitha për njerëzit që nuk kanë një shtëpi të tyre apo një llogari bankare, dhe që shumë shpesh duhet të përballen me një mori pengesash të pakapërcyeshme.

    Për më tepër, nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e diskutimeve mbi monedhat dixhitale të bankave qendrore, të cilat duhet të çojnë në parim në krijimin e një shërbimi bankar publik falas, e kundërta e sistemeve që ëndërrohen nga individët privatë (Bitcoin, Facebook, bankat).

    Ndërkohë, është thelbësore që të ardhurat themelore të përfshijnë të gjithë punëtorët me paga të ulëta, me një sistem të pagesave automatike përmes pagesës me çeqe dhe llogari bankare, pa pasur nevojë që kjo të kërkohet nga njerëzit e përfshirë në këtë skemë, dhe të lidhur me sistemin e taksimit progresiv.

    Të ardhurat bazë janë një mjet thelbësor por sërish i pamjaftueshëm. Kjo pasi shuma e tyre është gjithmonë e kufizuar:zakonisht është midis 50-75 për qind e pagës minimale të punëtorëve me kohë të plotë. Kjo do të thotë se nga konceptimi i tij, ato mund të jetë vetëm një mjet i pjesshëm për të luftuar pabarazitë.

    Kjo është arsyeja pse preferohet të flitet për të ardhura bazë dhe jo për të ardhura universale (një koncept që premton më shumë sesa mund të garantojë). Një instrument më ambicioz i cili mund të krijohet për të plotësuar të ardhurat bazë, është skema e garantimit të punësimit e propozuar në kontekstin e diskutimeve mbi New Green Deal (Marrëveshjen e Re të Gjelbër).

    Ideja është t’u ofrojmë të gjithë njerëzve punësim me kohë të plotë, me një pagë minimale të denjë (15 dollarë në orë në Shtetet e Bashkuara). Financimi do të garantohej nga shteti, dhe vendet e punës në sektorin publik, dhe në institucione (komuna, administrata lokale, subjekte jofitimprurëse) do të ofroheshin nga agjencitë publike të punësimit.

    Një sistem i tillë mund të kontribuojë në procesin e de-komercializimit dhe ri-përcaktimit kolektiv të nevojave, sidomos të atyre në lidhje me shërbimet ndaj personit dhe tranzicionin në fushën e energjisë. Gjithashtu, ai do të mundësonte rikthimin e të papunëve në punë gjatë recesioneve me kosto afatshkurtra.

    Masa e fundit që mund të plotësojë këtë grup masash, së bashku me të ardhurat bazë, sigurinë e punës dhe të drejtat që rrjedhin nga një shtet i zgjeruar i mirëqenies sociale (arsimi dhe shëndetësia falas, përfitimet nga të qenit i papunë dhe pensionet, të drejtat sindikale), është garantimi i një trashëgimie për çdo qytetar.

    Kur studion pabarazitë, elementi më befasues që vëren është qëndrueshmëria e përqendrimit të pronësisë. 50 për qind e popullsisë botërore më të varfër, nuk ka pasur praktikisht asgjë. Sot në Francë ata zotërojnë 5 për qind të gjithë aseteve, ndërsa 55 për qind janë në duart e 10 për qind të francezëve më të pasur.

    Ideja sipas së cilës mjafton të pritet se pasuria shpërndahet vetë nuk ka kuptim:nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të kishte ndodhur prej kohësh. Zgjidhja më e thjeshtë është një rishpërndarje e pasurisë, që ta lejojë popullatën në tërësi të marrë një shumë minimale të ardhurash.

    Sa për të dhënë një ide, kjo trashëgimi mund të jetë 12 mijë euro (ose 60 për qind e pasurisë mesatare të secilit të rritur). Duke iu shpërndarë të gjithë atyre që janë 25-vjeç e sipër, kjo shumë do të financohej nga një përzierje e taksimit progresiv mbi pasurinë dhe trashëgiminë.

    Ata që sot nuk trashëgojnë asgjë do të kishin 120 mijë euro, ndërsa ata që trashëgojnë 1 milionë euro do të kishin 600 mijë. Ne ende jemi larg një situate të mundësive të barabarta, një parim që mbrohet shpesh në një nivel teorik, por që klasat e privilegjuara e shohin si një Murtajë.

    Synimi i trashëgimisë universale është të shtojë fuqinë e negociatave për ata që nuk kanë asgjë, duke iu dhënë mundësi të refuzojnë disa lloje punësh, të kenë një shtëpi dhe të bëjnë plane për të ardhmen. Kjo liri i frikëson të pasurit dhe punëdhënësit, pasi do t’i bënte punonjësit e tyre më pak të bindur.

    Por në fakt ajo i bën të gjithë të lumtur. Ne po i kthehemi jetës normale pasi kemi qëndruar në izolim për një kohë të gjatë. Kjo është një arsye më shumë për të reflektuar dhe shpresuar sërish.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Opinione18 Mars 2024
    Shkruan Ramiz Lladrovci: Fushatat elektorale nxjerrin në shesh ideatorët e shpifjeve dhe shpifësit, të cilat janë në proces të ndjekjes ligjore të...
    Opinione17 Mars 2024
    Shkruan: Mero Baze Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në krizën më të rëndë që kanë përjetuar ndonjëherë...
    Opinione14 Mars 2024
    Nga Chris Patten: Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat pritet të zhvillohen më vonë këtë vit, i ofrojnë vendit...
    Të tjera
    Vip19 Mars 2024
    Ilnisa Agolli ka marrë vëmendje së fundmi me një deklaratë të bërë kundrejt Romeo Veshajt. Gazetarja e njohur ka qenë në një...
    Lajme19 Mars 2024
    Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai në një reagim në “X” ka shkruar...
    Lajme19 Mars 2024
    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot ka publikuar një raport me titull “Çka është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse...
    Lajme19 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një kosovar është ndaluar në Leposaviq. I njëjti dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia...
    Lajme19 Mars 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Pjetër Shalën. Vendimi është marrë...
    Lajme19 Mars 2024
    Ndërmjetësuesi evropian Mirosllav Lajçak priti sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Përfaqësues...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.