Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga babai dhe xhaxhai në Obiliq, të hënën rreth orës 19.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Obiliq 12.06.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”.