Ka kohë që ka pasur debate,zëra të shkruar e dilema se si dhe a duhet riparë datimin e së parës shkollë shqipe në trojet shqiptare, që sot për sot zyrtarisht e kemi fillimin e punës së Mësonjëtores së Korçës të vitit 1887, natyrisht si një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janë rilindës dhe ata që i hapën shkollat e disa shekujve para kësaj?
Shkolla e parë shqipe duhet të kërkohet në të gjithë Atlasin dhe gjeografinë tonë të copëzuar! Kronikat e arsimit tonë kombëtar na shpiejnë para shkollës dë Korçës, në vitet 1628 e 1661, kur përmenden shkolla shqipe me germa latine që u hap në Dhërmi të Himarës. Madje, shkolla e parë shqipe në Kosovë (Stubëll të Vitisë-1584), në kronika i gjejmë që nga shekulli XVI. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore mbijetoi edhe në rrethana kur përsekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem. Korrigjimi i parë historiografik do të ishte të thuhet se ne nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla të tilla dhe kjo është lumni për një komb…Andaj,shkencërisht dhe pa paragjykim, siç i ka hije një historiografie moderne kombëtare,të vendosim se a ka vend që “datëlindjen” e shkollës shqipe ta shtyjmë më përpara.
Vargu i shkollave do të përfshinte: shkollën së Stubllës(Kosovë) shkollën e Himarës (1628), shkollën e Pllanës, hapur më 1638 , shkollën e Shkodrës (1638), shkollën e Blinishtit të Zadrimës ,hapur më 1639 , që më vonë do të ngrihej në nivelin e mesëm, shkollën e Oroshit (1657), shkollën e Janjevës në Kosovë (1671), shkollat e Durrësit, Pejës, Zymit,Gjakovës, Prizrenit etj., Shumë prej tyre të çelura nga françeskanët, përfshi dhe Kuvendin e Troshanit (1639), të Rubikut (1582) etj. Nuk kemi të bëjmë me një panoramë lokale, por me një arsimpërhapje strategjike kombëtare, ani se kryesisht në arealin verior, nga ata misionarë që u kishin mësuar nxënësve për herë të parë shkrimin në gjuhën shqipe, po dhe që kishin përkthyer vetë nga latinishtja në shqipe.
NJË DEBAT KONSTRUKTIV PËR DITËN E MËSUESIT SHQIPTAR
Ka ardhur koha që të ket një debat konstruktiv nga qarqet akademike dhe të nxiret një vendim i rishikuar me një qëndrim tjetër koncensual kombëtar ndaj këtyre shkollave të Mesjetës.Në këtë debat do të duhej të përfshiheshin, jo vetëm nga njerëzit e letrave dhe të historisë, por dhe nga institucionet e shtetit shqiptar, shtetit të Kosovës,Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi. Anatema “shkolla fetare” është e pakuptimtë, sepse nuk qëndron argumenti,se kinse atëherë nuk kishte alfabet shqip, …E çfarë na ishte Formula e Pagëzimit e vitit 1942?!
7 marsi i është dedikuar të gjithë mësuesve të të gjitha niveleve si Ditë e mësuesit…Motiv dhe argument për caktimin e kësaj dite, ishte data e hapjës së shkollës së parë shqipe kombëtare,në gjuhën shqipe,në Korçë. Siç e dini, tradicionalisht kjo festë na u servua të jetë Ditë e mësuesit sepse atë ditë filloi punën shkolla që u themelua në kushtet e pushtimit osman, në Korçë më 7 Mars të vitit 1887,kur ende nuk kishim alfabet të unifikuar.Historiografia jonë mëton ta dokumenton se puna e pakursyer e çeljes së shkollave shqipe është filluar më herët.Dokumentohet se që para Rilndjes,sidomos në veri të trojeve shqiptare janë të shënuara si përpjekje të rëndësishme te arsimdashësve klerik për mësimin e gjuhës shqipe. Por rilindasit me përkrahjen e masave patriotike nga Korça, patriotë të mërgimit, si dhe me guximin e veprimtarinë e drejtorit e mësuesit të parë të shkollës shqipe në Korçë ,patriotit Pandeli Sotiri u hapën portat e shkronjave shqipe në shkollat e të gjitha trevave shqiptare dhe kjo ditë u përzgjodh si Dita e mësuesit për shqiptarët..
“Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”, do të thoshte Mit’hat Frashëri duke fol për burimin e dritës së dijeve…Dhe kështu, duket se padrejtësisht, po mohohet një traditë gati tre shekullore e shkollës shqipe,sidoqoftë, për plot 135 vjet kjo ditë vlerësohet se shënon përkujtimin për fillet e dritës së diturisë, për të gjithë Mësuesit e kombit të përkushtuar në udhën e gjatë e të vështirë të shkronjave shqipe, përballë sakrificash të pafund, punuan e luftuan për çështjen kombëtare,duke ruajtur kombin, gjuhën, shkollën dhe kulturen shqiptare përballë sulmeve shoveniste. Kjo ditë shënon një kthesë thelbësore në historinë e popullit shqiptar e veçanërisht në historinë e Rilindjës Kombëtare Shqiptare,por duket se caktimi i kësaj shkolle si shkollë e parë ka pasë prioritet ideologjinë…. Së këndejmi, kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar,por në anën tjetër mohon një traditë…
DILEMA: A ËSHTË SHKOLLA E PARË SHQIPE – MËSONJËTORJA E KORÇËS APO NDONJË TJETËR SHKOLLË NGA SHEKULLI XVI…?
Ka kohë që 7 marsi është memorizuar në Historinë e arsimit kombëtare si dita e çeljes së shkollës së parë shqipe në Korçë .Kjo memorie e imponuar ideologjike mohon faktet historike dhe ka ngulitur në ne një fakt të pa argumentuar,sikur ne kemi shkruar shqip vetëm një shekull më parë.Ndërkaq,e vërteta është se shkolla shqipe ka pasur edhe katër shekuj para shkollës së Korçës, ku përdorej gjuha me të cilën shkruanin Pal Engjëlli,Lekë Matranga, Frank Bardhi dhe Gjon Buzuku.
Ka plot dëshmi e dokumente dhe monument të trashëgimisë që na sjellin në kujtesë historinë e vërtetë të shkollës së parë shqipe…Perandoria Osmane dhe Kisha greke kishte anatemuar shkollën e shkronjat shqipe dhe përpjekjet për çeljen e shkollave shpesh ktheheshin në akte vetëflijimi, një akt martirizimi për të gjitha ata që kishin guximin ta provonin dhe ushtronin mësimdhënien.Në shenjë nderimi edhe për sakrificën e para vitit 1887 ,kësaj dite të veçantë- 7 marsit, që përkujtohet si Dita e Mësuesit, më lindi ideja që mos të harrojmë edhe përpjekjet paraprake dhe shtrova për debat këtë qështje…
Për këtë dilemë kërkohet përgjigje shkencore.Cila është e verteta? A është shkolla e parë shqipe ajo në Korçë apo diku tjetër? A duhet të mbetet edhe më tej Dita e mësuesit- 7 marsi që ne tradicionalisht e festojmë si çelja e shkollës së parë-hapjen e Mësonjtores së parë shqipe në Korçën e vitit 1887…? Janë të shumtë studiusit e Historisë së arsimit kombëtar, që pohojnë dhe argumentojnë se shkollat shqipe kanë ekzistuar shumë më para se Mësonjëtorja e Korçës.Këmbëngulësia e një pjese të historigrafisë shqiptare është te faktet se “…në Shqipëri ka patu,r disa shkolla, para asaj të Korçës.” Argumentohet se këto shkolla janë hapur,saktësisht 255 vjet më herët se shkolla e Korçës.
Temë për debat…Zgjidhja e dilemës se a kishte shkollë shqipe para vitit 1887 ? A duhet të qëndrojmë në mbrojtje, të vendimit ideologjik dhe të propagandës së diktaturës,?! Athua u mohuan faktet se në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç pohon studiuesi amerikan, Edvin Zhak se “…kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai përmend edhe shumë shkolla pararendëse të asaj të Korçës, kur osmanët nëpërmjet trysnive duke ua ndërruar fenë shqiptarëve synonte deri asimilimin.Në këtë përiudhë jo veç katolicizmi,por edhe një pjesë e klerit patriot musliman ishte vënë në përhapjen e shkrimit shqip dhe në ruajtjen e identitetit shqiptar. Sidomos,katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor.
Kulturën e trashëgëminë arsimore mund ta besojmë edhe në faktin e ekzistimit të Shtypshkronjës së Obotit ,38 vjet pas Gutenbergut, Sipas At David Kurti, njihet më 1493 ishte futur në Shqipëri.
Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563.Kjo dokumenton mundlsinë e të shtypurit të librit shqip në ato vite të mugëta.Ndryshe si të shpjegohej se “Meshari”(1555) dëshmonte një ekzistencë të trashëgëmisë?! Por, gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato në ndonjë inkuzicion janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit.
MËSUES TË DASHUR, GËZUAR DITA JUAJ E ÇMUAR… !
Sërish erdhi 7 Marsi …Erdhi si herët e tjera. Një ritual festiv tradicional, lule për mësuesit, vizita nëpër institucionet arsimore nga drejtuesit e vendit, fjalë mikluese për shkollën, ca vargje për
“Mësonjëtoren e parë” dhe kaq. Mirë që ekziston një Ditë e mësiesit,por…
Çka më tej? Ndoshta dikush e sheh për të madhe që kam hapur këtë debat…Por,jam i bindur se historianët e arsimit kombëtar do duhej hyrë nëpër ujëra të fjetura të historisë së arsimit kombëtar…Të shtrohet debati…A është pikënisja e arsimit shqip, 7 marsi i vitit 1887?A u dashka ta ndërrojmë këtë ditë tradicionale të festimit 135 vjeçar? Kjo ditë e shenjtë e njerëyve të shenjtë duhet të ripeshohet dhe të rishkruhen fillet e historisë së përpojekjeve për shhollë shqipe pa ndonjë “tërmet” shoqëror e kulturor. Thjesht të rishikohet vlerësimi ideologjik dhe ateist të ngjarjeve historike. Nëse hedhim vështrimin në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985. dhe në librin “Shqiptarët” (1995) të historianit amerikan Edvin Zhak, të gjitha dëshmitë historike na dergojnë të paktën 303 vjet më parë se Mësonjëtorja e Korçës.
Vargu i shkollave të mesjetës ju prinë shkolla në bjeshkët e Karadakut – Kosovë me shkollën e Stubllës (1564), pastaj argumentohet veprimi i shkollës së Himarës (1628), shkollës së Pllanës (1638), shkollës së Shkodrës (1638), shkollës së Blinishtit të Zadrimës (1639), që më vonë do të ngrihej në nivelin e mesëm, shkollës së Oroshit (1657), shkollës së Janjevës (1671), në Himarë më 1627, në Vuno (fshat shqipfolës) e Palasë më 1632 dhe në Dhërmi më 1660,madje shkollat e Durrësit, Korçës,Janjevës, Pejës,Zymit, Gjakovës, Prizrenit etj.
Shkollat e asaj përiudhe i gjejmë në male,për shkak të rrethanave dramatike të pushtimit otoman.Për arsye të ndalimit të arsimit shqip edhe Formulën e Pagëzimit e gjejmë në lartësitë e malit të Dejës Edhe epoka europianiste e Pal Engjëllit, Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit etj. Janë dëshmitarë të ekzistimit të të mësuarit shqip …Shkollat e mesjetës dhe kudo në Jug e në veri të tokave shqiptare ishin hapur nga misionarë e veprimtarë të tri besimeve, ku do të dritëronin vepra e Naum Veqilharxhit, Teodor Haxhi Filipit, Petro Nini Luarasit, Jeronim De Radës, Prend Doçit, Luigj Gurakuqit, Hafiz Ali Ulqinakut, Hafiz Ibrahim Dalliut, motrave Qiriazi etj.
Mirë që kemi patur dhe kemi një ditë të mësuesit, sepse në konteksti atdhetar kishte rëndësi të pakontestueshme,por në kontekstin historik-shkencor përcaktimi i shkollës së shenjtë të Korçës si të parën shkollë shqipe dhe 7 Marsin si Ditën e Mësuesit është qështje e diskutueshme,madje dhe mohim i disa shekujve të shkollës shqipe!
Edhe, me rastin e përcaktimit të kësaj date si Ditë e mësuesit ka pasë zëra që kanë kontestuar se nuk ka mundësi të ishte ajo e para…Ishin përmendur edhe atëhere shkolla shqipe në Prizren, Elbasan,Shkodër dhe se kishte një tradite arsimore paraardhëse…
Do të duhej që një simpozium gjithëkombëtar i sponzorizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe të merrej Vendimi për shkollën e parë shqipe me një koncensues nga qarqet akademike dhe universitare, me konsensus të gjerë qytetar.
Nëse kisha katolike themeloi nëpër Europë universitetet e para, si në Bolonja, Padova etj., këtu,tek ne mundësitë ishin shumë më të kufizuara, por ama diçka e mirë ndodhi.. Një gjerdan shkollash të ulëta e deri të mesme u hapën anëkënd trojeve tona. Atëherë pse trashëgëmtarve dhe turistëve t’iu prijmë vetëm te një obelisk, ai i Mësonjëtores së Korçës, duke lënë të kuptohet të kundërtën e filozofisë sonë popullore se me një lule nuk vjen pranvera?
Jam i bindur se ne, nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla të tilla dhe kjo është qytetari për një komb. Shkollat e para shqipe datojnë para shekullit XIX, shekuj më parë.
REFERENCA DHE STUDIME HISTORIOGRAFIKE QË DEMANTOJNË SE MËSONJËTORJA E KORÇËS ËSHTË SHKOLLA E PARË SHQIPE
Këto vlerësime i bazoj në referencat dhe studimet historigrafike për shkollat shqipe.Sipas këtyre burimeve ne nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla të tilla dhe kjo është lajm i mirë për historiografinëtënë si komb.
Të gjitha shkollat e përmendura si “shkolla e parë shqipe”, në Korçë,Shkodër, Kurbin, Velë,Stubëll ,Dhërmi, etj. Ndër referencat që dokumentojnë se kanë vepruar shkolla shqipe në shekujt XVI – XVII, (1584 -1661), po përmend disa:
1. Shkolla e parë shqipe në Kosovë, i përket shekullit XVI.Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullorePër shkollën e fshatit të Malësisë së Karadakut, më 1584 ,fillon tradita e arsimit shqip,kanë shkruar Jashar Rexhepagiqi,Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918, Prishtinë, ETMM të KSAK, 1970, Haajrullah Koliqi,Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar,. Çabej, 2004. Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004. Dhimitë S. Shuteriqi, Engjëll Sedaj,Sarë Gjergji, Fjalor enciklopedik shqiptar, (Vëllimi I), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008,
etj,
2.Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në Kurbin,në afërsi të Krujës.Aty,përrveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore në gjuhën shqipe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri. Pushtuesit osmanë penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, Kastriot Marku: Shkolla e parë shqipe
daton në Kurbin 425 vjet më parë…Sipas burimeve,përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.
3.Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Nxënësve u mësohej gjuha shqipe në këtë shkollë.”Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983,. Aty priftërinjtë u mësonin shkrim e këndim shqip të rinjve.
4.Sipas At Donat Kurti(botuar te Hylli i Dritës,më 1935 )filitet për shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present)Ai përmend shkollën e Pdhanës(lexo Pllanës) afër lumit Mat më 1639,të Blinishtit dhe e Shkodrës më 1968.
5.Në Orosh në vitin 1671,përmendet dhe shkolla,e mesit të shekullit XVII me nxënës ku shkruhej dhe lexohej gjuha shqipe.Ndue Dodaj” Shkolla Orosh- Mirdite! eshte shkolla e pare ne Mirdite mbi 100 vjeçare.”
Burime të tjera që mund të shfrytëzoheshin e konsultoheshin për të hedhur dritë mbi kronikën e shkollave të para vitit 1887 janë :
Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, Vëllimi I, Tiranë 1963,Menduh Dërguti, dr. Sonila Boçi, dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010, “Edwin Jasques, Shqiptarët, 1995,Nikollë Loka,zhvillimi i arsimit në Arbërinë mesjetare, “Dielli”, 2012,(Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010, Tiranë 2012, Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, Gjon Marku, Mirdita-intervista I, 2002, P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999, Mehmet Elezi, Shkolla e Parë Shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003; Safet Hyseni: Histori e shkurtër e arsimit shqip, 10.09.2012. ,Z. Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb 1998, Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985 “,Shefik Osmani
– Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, Kastriot Marku, Historiku i shkollës së Kurbinit, “Republika”, 30.10.2012,Moikom Zeqo, Ndihmesë për arsimin në Shqipëri gjatë shekujve, “Mësuesi”, 24 maj 2000,At Donat Kurti, në një studim të botuar në revistën “Hylli i Dritës”, më 1935, P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999, Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 2006,Kastriot Marku, “Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015,Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë 2006, Himara, Enciklopedia e lirë, Shkolla e Stubllës së Karadakut,Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004. Dhimitër S. Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, “Naim Frashëri”, Tiranë 1987, Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17 shtator 2006,S. Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, Tiranë 1997.etj.
Madje, do të duhej të hedhej dritë edhe mbi burimet arkivore(sidomos të Vatikanit) dhe të shteteve tjera.
MËSUESIA MISIONI MË I MADHËRISHËM…
Mësuesia shpreh një nga zanatet më njerëzore dhe më të madhërishmet…Dijetrët pohojnë se “Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.” Por,dhe të gjithë ne pajtohemi se,në mesin e kujtimeve më të mira të rrezatimit të mendjeve tona në jetën tonë janë kujtimet për nënën dhe për mësuesin-en…Andaj, përderisa nuk vendoset ndryshe me ndonjë konsensus kombëtar, 7 Marsi – Dita e Mësuesit…është një ditë e veçantë për misionarët e dritës së diturisë, që ju sjellë në kujtesë ndojëren nga mësueset apo mësuesit tuaj, që ju ka lënë përshtypje dhe ju e bartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik, por mbi të gjitha edhe krenar e mirënjohës.7 Marsi është dita që ua ktheni favorin për t’ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve tuaj. Besoj se disa prej mësuesve tanë janë më të veçantë, më të spikatur, ndaj është edhe më e lehtë ta filloni urimin e përgëzimin, me meritorët…
Shenjëtëria e punës dhe personalitetit të mësuesit është detyrë fisnike qe frymëzojnë nxënësit e tyre në udhën e shkronjave. Por kjo ngre një pyetje shumë të rëndësishme: kush i ka frymëzuar vetë mësuesit për këtë art supremtë mësimdhënies …? Sigurisht mësuesit tanë i kanë frymëzuar nënat,historia jonë,libri,por edhe mësuesit e tyre…Ata janë frymëzuesit që e kanë ngritur lart figurën e mësuesit,misionarit të shpërndarjës së dritës së diturive.
Të gjithë mësuesit patriot nga thellësoitë e shekujve mbajtën flakadanin e vetëdijes kombëtare,të dijës dhe i arsimit shqip të ndezurpërherë…
Udha e shkronjave, është e larë me gjak nga mësuesit, studentët e nxënësit shqiptarë, duke çarë natën e errët pushtuese dhe duke treguar dritën krah për krah me luftëtarët e lirisë me idealn e përbashkët të kombit shqiptar për fitimin e lirisë edhe për më tepër se gjysmën e ndarë të kombit shqiptar dhe për jetën në paqe e harmoni.
Për falenderimin tuaj, ne që dolëm nga duart tuaja, kemi fjalë që na burojnë nga zemra,megjithatë po ua sjellë disa nga shprehjet më të bukura për mësimdhënësit,se ju jeni më meritorët që na bëni që sot të ndjehemi krenar me Ju!
Ju faleminderit, mësues të dashur,Ju jeni ata që edukuat brezin e luftëtarëve të lirisë dhe atyre që i mjekuan plagët e pjesëtarëve të UÇK- së…!
Mësimdhënës të dashur,
• Urime festa e 7 Marsit-Dita e Mësuesit, të nderuar mësimdhënës!
• Qofshi mësues të respektuar deri në pafundësi!
• Lavdi atyre që kanë punuar për gjuhën dhe për shkollën shqipe! Paçit shëndet e jetë ju mësimdhënës të dashur e të nderuar!
• Ju frymëzuat popullin shqiptar në rrugën e lirisë e të pavarësisë së arsimit shqip!
• Gëzuar Dita e Mësuesit – 7 Marsi, me shpresë qe festën e ardhshme të ditës së mësuesit ta shënojmë në kushte dhe gjendje materiale e standarde më të mira!