Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në katin e dytë të lokalit të tij në Drenas.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN/Gllogoc 06.07.2022 – 11:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur dyshohet pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij. Familjaret kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.