×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një burrë Australian u burgos pasi shkeli një grua muslimane shtatzënë

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Një burrë australian që goditi me grusht dhe shkeli një grua muslimane shtatzënë është dënuar me tre vjet burg.

    Rana Elasmar, një nënë e katër fëmijëve, ishte 38 javë shtatzënnë kur sulmi ndodhi nëntorin e kaluar. Ajo ishte ulur në një kafene të Sidneit, e veshur me hixhab, kur Stipe Lozina iu afrua tryezës së saj.

    Pasi foli shkurtimisht me të, Lozina e goditi me grusht Elasmar disa herë dhe i shkeli në kokë kur ajo ra për tokë. Miqtë e Elasmarit dhe klientët e tjerë u hodhën nga vendet e tyre për ta ndaluar atë.

    Lozina thuhet se bëri komente raciste para sulmit të paprovokuar. Elasmar tha se ajo ishte e përqendruar në mbrojtjen e foshnjës së saj të palindur.

    Ajo pësoi lëndime të lehta nga sulmi dhe djali i saj ishte i palënduar.

    “Nëse ndiheni se keni të drejtë të abuzoni fizikisht ose verbalisht dikë që duket pak më ndryshe nga ju, atëherë Australia nuk është vendi i duhur për ju,” u tha ajo gazetarëve muajin e kaluar jashtë gjykatës.

    Muaj pas sulmit, Elasmar ishte ende duke përjetuar efektet fizike dhe psikologjike, tregoi motra e saj.

    Lozina u deklarua fajtor për sulm, por ai pretendoi se nuk ishte një sulm islamofobik ose racist. “Unë nuk i urrej ata, por nuk merrem vesh me ta. Unë nuk kam asnjë biznes me ta,” tha Lozina në gjykatë.

    Të enjten, ai u dënua me një maksimum prej tre vjet burg, me një periudhë jo-lirimi me kusht prej dy vjetësh, shkruan CNN, transmeton Front Online.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.