×
  • Lajme
  • Lajme

    Një anëtar i LDK-së shpall kandidaturën për kryetar partie

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Skender Gashi sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ai thotë se aryesja e shpalljes së kandidaturës është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të denjë dhe besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,që nuk u larguan nga Fryma Rugoviane as në kohët më të vështira të trashëguar nga Dr.Ibrahim Rugova.

    “Të nderuar miq,dashamirë,votues dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Nga sot do të shpallë kandidaturën time zyrtare për kryetar të Lidhjes

    Demokratike të Kosovës.

    Arsyeja e shpalljes së kandidaturës sime është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të denjë dhe besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,që nuk u larguan nga Fryma Rugoviane as në kohët më të vështira të trashëguar nga Dr.Ibrahim Rugova.

    Në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet,integritet,karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës,dhe zgjidhjen e çështjeve politike,ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite .

    Duke pare veten si një personalitet me identitet të pastër familjar e kombëtar,e shoh të arsyeshme që të jem në krye të LDK , dhe besoj që shpejtë LDK do ta kthejmë në vendin ku ka qenë si parti e parë në Kosovë .

    Nëse unë vi në krye të LDK , LDK do të dale përsëri Partia e Parë ose e dytë. Në zgjedhjet locale që mbahen në të ardhmen do ta kthej LDK në rreth 22%. Në zgjedhjet nacionale do ta kthej LDK në 27%.

    Këto janë objektivat e mia , që me punën dhe bagazhin tim që kam dhe me menaxhimin e duhur që e kam që nga vitet 92-93, ku jam I angazhuar në çështjen politike si Brenda Kosovës dhe në

    diasporë.

    Suksesin mund ta arrijmë me një ekip të pastër,konkret dhe unifikues. Unë jam në kontakt të përditshëm me të gjithë përkrahësit e LDK,në Kosovë dhe diasporë.

    Kandidaturën nuk e ndiej si privilegj , por si obligim kombëtar që kemi ndaj proceseve aktule politike në Shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.