Një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 21:05 në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Sot me date 23.04.23, rreth orës 21:05 ,në polici është raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kane dale ne vendngjarje, nga mjeket është kostatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne Institutin e Mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti cilësohet si “Vetëvrasje”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i PK në Prizren për Demokracia.com.