×
  • Lajme
  • Lajme

    Nivelet e liqeneve akumuluese s’premtojnë furnizim të qëndrueshëm, paralajmërohen reduktime

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë, kanë rikthyer një nga shqetësimet e shpeshta në Kosovë rreth rrezikut për rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese si dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm.

    Sokol Xhafa, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, thotë për Kosovapress se për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të pakta, nivelet e liqeneve akumuluese nuk premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit.

    Xhafa:Nivelet e liqeneve nuk premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit

    “Pavarësisht reshjeve të fundit që kanë ndodhur, këto dy ditë që janë temperaturat e larta për fat të keq kanë filluar të ndihen, në ditët që shkuan niveli ka arrit që të mbushet në Badovc për 1.4 metra, kurse në Batllavë për 2.54, ndërsa nëse flasim për vlera relative ne mund të themi se është 6 metër pjesa e Batllavës dhe diku 9.2 metër pjesa e Badovcit, përgjithësisht nivelet e liqeneve nuk është që premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit”, thotë ai.

    Xhafa në një intervistë për KosovaPress, thotë se aktualisht vetëm në Lipjan është paraparë të fillohet me reduktime, derisa nuk e përjashton mundësinë që nëse nuk do të ketë reshje shiu të mjaftueshme, nga java e ardhshme të ketë reduktime edhe në zona të tjera.

    Xhafa: Sa i përket zonës tonë të shërbimit vetëm në Lipjan do të fillojmë me reduktime

    “Sa i përket zonës tonë të shërbimit vetëm në Lipjan do të fillojmë me reduktime, jemi duke i bashkërenduar veprimet bashkë me kryetarin e komunës, ndërsa për zonat tjera të shërbimet ende nuk kemi aplikuar reduktime, mungesat që po ndihet të ujit janë në pika të larta, si pasoj e konsumit të madh të ujit, mirëpo reduktime ende nuk kemi filluar. Kjo nuk do të thotë që nuk fillojmë javës tjetër”, thotë ai./KP/

    Sa i përket periudhës së pandemisë, ai thotë se borxhet e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe kapin shifrën rreth 2 milionë euro.

    Ndërsa, sa i përket shkyçjeve nga rrjeti i ujit ai bëri të ditur se gjatë pandemisë, nuk kanë aplikuar shkyçje.

    Xhafa:Borxhet e akumuluara vetëm në këtë periudhë të pandemisë, janë afërsisht 2 milion euro

    “Situata nuk është e mirë me pagesa, borxhet e akumuluara vetëm në këtë periudhë të pandemisë, janë afërsisht 2 milion euro ndaj kompanisë tonë. Po i lusim dhe po shpresojmë që situata me pandemi të përmirësohet dhe konsumatorët tonë të reflektojnë dhe të paguajnë ujin…Sa i përket shkyçjeve, ne nuk kemi aplikuar shkyçje nga rrjeti i ujit sepse ka qenë një urdhëresa e autoritetit rregullator për ujëra është situatë pandemike dhe nuk lejohet të shkyçim konsumatorët”, thotë ai.

    Ai shtoi se keqpërdorimi i ujit është i madh, veçanërisht në këto periudha kur temperaturat janë të larta.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.