×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA i hakmerret Haxhi Shalës, ia bllokon gurëthyesin e djalit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ish-deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, ditë më parë la këtë parti për të kaluar në AAK-në e Ramush Haradinajt.

    E me vete mori edhe shumë anëtarë të tjerë nga partia e Fatmir Limajt.

    Por, si duket, tashmë ish-partia ka filluar t’i hakmerret Shalës.

    Komuna e Malishevës e udhëhequr nga NISMA dhe Ragip Begaj, i kanë ndërprerë punën gurëthyesit, “Ylli Mineral” ku një nga aksionarët është djali i Haxhi Shalës, Edmondi.

    Ky vendim erdhi pas peticionit të banorëve të fshatit Bellanicë.

    “Banorët e fshatit Bellanicë, kanë bërë peticion me shkrim me datë 18.12.2019 për të kundërshtuar të njëjtin veprim të drejtorisë për urbanizëm, përkatësisht subjektit juridik “Ylli Mineral”. Bazuar në procedurat ligjore, peticioni i banorëve të fshatit Bellanicë, është trajtuar në Kuvendin e Komunës së Malishevës, ndërsa i njëjti organ ka nxjerr vendimin me datë 10.01.2020, me të cilin i ka pezulluar të gjitha pëlqimet e lëshuara nga organet kompetente të KK-Malishevës”. Me vendimin e lartëcekur, pika 2 e këtij vendimi, organ i vetëm që ka kompetencë për dhënien e pëlqimeve për operimin e gurëthyesve, në territorin e komunës së Malishedvës, andaj bazuar në vendimin e KK-Malishevës, ky organ vendosi që të anulojë pëlqimin e dhënë nga kjo drejtori me datë 18.07.2019”, thuhet në arsyetimin e vendimit të nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Ahmet Morina.

    Gazeta Infokus ka biseduar edhe me përfaqësuesin e kompanisë “Ylli Mineral”, Naim Cakiqi.

    I njëjti ka thënë që ky vendim i komunës së Malishevës nuk është fer dhe se do të ankohen, megjithatë, nuk pranoi që tash ta quaj vendimin politik.

    Cakiqi tha që ende nuk i ka marrë dokumentet për anulimin e pëlqimit.

    “ Ky  vendim është i paarsyeshëm, komisioni për miniera dhe minerare, më ka njoftuar që ka ardhë një dokument i tillë e arsyetimi i komunës po na duket që nuk është fer, pasi po bëhet veç ndaj biznesit tonë. Por, sipas të gjitha gjasave, ne do të bëjmë ankesë”, ka thënë Cakiqi për Infokus./Gazeta Infokus/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.