×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nisin punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Sot filluan punimet në rrugën N25.2, hyrja e qytetit të Gjilanit, ose rruga që ndryshe njihet si ajo për Prishtinë e cila është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e kësaj komune. Kjo rrugë do të jetë me katër korsi në gjatësi prej 7.3 kilometra dhe që financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Në ceremoninë e fillimit të punimeve, përpos kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri morën pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe përfaqësues të BERZH-it.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi se 70% e trafikut është e përqendruar në këtë zonë, ndërsa theksoi se punimet përfshijnë edhe rregullimet në infrastrukturën nëntokësore si dhe ndriçimin.

    “Edhe emri, edhe rruga edhe rëndësia e kësaj rrugë është e jashtëzakonshme sepse rregullon infrastrukturën jo vetëm për trafik por edhe infrastrukturën nëntokësore, ndriçimin, duke ruajtur impaktin në ambient, ujëra dhe gjithçka që është problem urban në zonën kryesore të qytetit, në zonën e rrugës që njihet si e Prishtinës, rruga për Prishtinë. 70% e trafikut frekuentohet në hyrje-dalje në ketë pjesë. Tash përveç autostradës hyrje-daljet në Gjilan po përfundohen”, deklaroi Haziri.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është i nderuar që është në nisje të punimeve në këtë rrugë e cila sipas tij, i jep fryme qytetit të Gjilanit. Hoti u shpreh i bindur se ky projekt do të përmbyllet në kohë rekorde, pavarësisht vështirësive me pandeminë.

    “Ne sot kemi dalë për të qenë bashkë me kryetarin në fillimin e punëve të një aksi rrugor që besoj i jep frymë qytetit të Gjilanit. Ky projekt bashkë me pjesën tjetër në hyrjen ne anën tjetër të qytetit, pjesë e një projekti më të madh të financuar nga BERZH edhe në Ferizaj, në Prizren, kanë filluar para disa viteve ku edhe personalisht bashkë me ministrin Abrashi ishim në kapacitete të tjera. Jam shumë i nderuar që sot jam këtu për të filluar këtë projekt dhe jam i bindur që në kohë rekorde do të përmbyllet”, tha Hoti.

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se Gjilani po merr vëmendjen e duhur të Qeverisë Hoti duke shtuar se përpos këtij projekti, në plan për këtë zonë janë edhe të tjera projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

    “Jemi sot këtu prapë në Gjilan ashtu siç kemi premtuar fillimin e këtij projekti të përbashkët me BERZH-in por prape do të vijmë në Gjilan. E kemi edhe një projekt që fillon brenda ditësh, hyrja nga Kllokoti për në Gjilan që do të jetë rehabilitimi por gjithsesi edhe me dy projekte dhe të autostradës do të vijmë pas disa javësh… Me fjalë të tjera Gjilani po e merr vëmendjen e duhur nga Qeveria Hoti. Do të jemi edhe me projekte në vitin e ardhshëm duke filluar nga bulevardi dhe projekte të tjera që i kemi diskutuar me kryeministrin dhe kryetarin Haziri”, tha Abarashi.

    Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqësuesi i së cilës, Arianit Blakaj, u shpreh se ky është projekti i parë në infrastrukturë por që i hap rrugë shumë të tjerave në vazhdim.

    “Mund të theksoj që ky është një projekt shumë i rëndësishëm sepse është projekti i parë që bëhet në infrastrukturën rrugore, ka qenë një periudhë shumë e gjatë derisa kemi ardhur në këtë pikë, sepse është projekti i parë edhe pse është dashur të mësohemi me procedura të bashkëpunimit të një institucion si BERZH, mirëpo pas këtij projekti hapet rruga për shumë projekte të tjera që të implementohen në një mënyrë shumë më të shpejtë dhe kemi në përgatitje e sipër edhe projekte të tjera dhe shpresojmë që të vazhdojmë jo vetëm me infrastrukturën rrugore, por siç e ceki edhe kryetari i komunës me ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza por edhe shumë projekte të tjera në infrastrukturën”, tha Blakaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka vlerësuar se testi për licencën e avancuar të mësimdhënësve, i zhvilluar nga Ministria e Arsimit, është...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumr Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Han të Elezit. Ai ka thënë se Hani i...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim në qytetin e Ferizajt. Numër i...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...
    Vip12 Janar 2025
    Ish-banorja e BBVK 2, Kader Kicaj, ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut. Bukuroshja nga Prizreni ka publikuar disa...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Kaçanikut. Abdixhiku vlerësoi lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.