×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

    FrontOnline
    07 Qershor 2021

    Korporata Energjetike e Kosovës, në vazhdën e investimeve në fushën ambientale pritet të nis një prej projekteve të rëndësishme, atë të ndërtimit të impiantit, i cili do të shërbej si masë sekondare për zvogëlimin e NOX-it nga kaldajat e njësive B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B dhe vlera e ndotjes pritet të jetë brenda standardeve dhe direktivave të lejuara të Bashkimit Evropian. Ky projekt është mbështetur nga fondet e BE-së dhe do të ketë rëndësi të madhe për mjedisin dhe banorët.Bazuar në planin e parashikuar për investime, me përfundimin e këtij projekti niveli i ndotjes do të bie dukshëm.

    “Për zvogëlimin e ndotjes së ambientit, gjegjësisht zvogëlimin e emetimit të NOX-it nga Termocentrali Kosova B, parashihet të merren dy lloj masash; masat primare dhe masat sekondare. Me masat primare parashihet që me ndihmën e prurjes së ajrit përmes kanaleve UFO të bëhet oksidimi i prezencës së azotit në procesin e djegies në kaldaja të Termocentralit Kosova B, ku vlera e NOX-it që tani sillet prej 500 deri në 600 mg/Nm3 (miligram për metër kub), tentohen të zvogëlohen nën 250 mg/Nm3. Kurse, përmes këtij impianti, i cili përdor urean në gjendje të lëngët në formë të injektimit, tentohet të zvogëlohet NOX-i prej 250 nën 200 mg/Nm3”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

    Për këtë qëllim, KEK-u do të organizoj një debat me qytetarë.

    “Korporata Energjetike e Kosovës, gjegjësisht Termocentrali Kosova B me datë 22.06 do të organizoj një debat publik për të diskutuar raportin e vlerësimit mjedisor të këtij impianti, kështu që i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masovikisht për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim”, ka thënë tutje u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B, Jonuz Saraçi.

    Me përfundimin e këtij impianti dhe investimeve të tjera që pritet të konkretizohen në tri vitet e ardhshme, do të mundësohet funksionimi i Termocentralit Kosova B edhe për 20 vite të tjera, duke respektuar standardet më të larta të BE-së.

    Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.