×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet për personin që e quajti ‘prostitutë’ të dhunuarën e luftës

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nis hetimet ndaj personit i cili përmes rrjetit social ka fyer një grua të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, duke e quajtur prostitutë, vetëm pse kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Ofendimi i tij është bërë në shkrimin e publikuar nga një medie:

    Në një njoftim për media, Prokuroria themelore njofton se ka kërkuar nga Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Kosovës, që të verifikojë llogarinë me emrin Patris Bond, në rrjetin social Facebook.

    Kjo llogari menjëherë është mbyllur dhe nuk ekziston më ky profil në rrjetin social Facebook.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me artikullin e publikuar në portalin Indeksonline “E ulët sa ska më, komentuesi e quan të dhunuarën kosovare të luftës si prositutë, veç pse i reagoi Albin Kurtit”.

    Përmes rrjetit social “facebook”, një person nga profili i tij me emrin Patris Bondi e ka ofenduar rëndë një të mbijetuar të dhunës seksuale në Kosovë, ashtu që sipas informatave të para zyrtare, profili me këtë emër është mbyllur dhe nuk figuron më në rrjetin social “facebook”, prandaj, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Kosovës, që të verifikojë këtë llogari dhe të ndërmerr veprime hetimore në funksion të zbulimit dhe identifikimit të dyshuarit, po ashtu ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi” nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.