×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, që rikualifikoi vrasjen e Agonis Tetajt

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar në Këshillin Prokurorial të Kosovës kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

    Kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore erdhi pas dyshimeve për mos trajtim të duhur të rastit të vrasjes së Agonis Tetaj nga ana e prokurorit Agron Uka, i cili edhe u largua nga ky rast me vendim të kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

    Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

    “Bazuar në vendimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, për këtë rast ka caktuar një prokuror tjetër nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj prokurorie, që të merret me trajtimin e kësaj çështje. Gjithashtu, në bazë të kërkesës së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe në bazë të autorizimeve ligjore nga Ligji nr. 06/L-057, për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, si autoritet kompetent, më datë 18 Mars 2021, në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka ushtruar kërkesë për fillimin e hetimeve disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit Shaban Gogajt, me propozim të shqiptimit të masës adekuate disiplinore”, ka thënë ajo për Express.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosja para se të vinte në pushtet kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit. Kanë mbetur...
    Lajme15 Shtator 2024
    15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Sot është Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...
    Sport14 Shtator 2024
    Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin. Megjithatë, trajneri Carlo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.