Dje ka nisur rregullimi i rrugës Pleshinë-Kashtanjevë të Ferizajt.
“Sot, nisi puna për ta ndërtuar këtë vepër infrastrukturore, që gjarpëron në 23 kilometrat e trupit të saj, frutet e së cilës i japin dimension të ri zhvillimit rural, ekonomisë lokale në përgjithësi e turizmit malor në veçanti”, ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili kishte dalë për të ndjekur fillimin e punëve në këtë projekt.