×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, raporton Front Online.

    Me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 83 deputetë dhe se ka kuorum për ta zgjedhur presidentin.

    Ai me fillimin e seancës ka kërkuar nga deputetët që të vendosin maskën dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

    Ndërsa, tashmë ka filluar edhe votimi i deputetëve për Presidentin.

    Seanca e sotme është vazhdimësi e asaj që u nis dje në ora 19:00, por që u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, të nevojshëm për të krijuar numrin e duhur në votim. Seanca ka startuar me mbi 30 minuta vonesë.

    Në garë për president nga Lëvizja Vetëvendosje është nominuar Vjosa Osmani-Sadriu, ndërkaq kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

    Raundi i parë i votimit u përsërit mbrëmë dy herë, ku në votim nuk morën pjesë 80 deputetë, apo dy e treta e deputetëve, numër ky i cili është i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

    Në këto dy votime morën pjesë në herën e parë 78 deputetë, në herën e dytë 79 përsëri numër i pamjaftueshëm në kutinë e votimit, shkruan lajmi.net.

    Në bazë të Kushtetutës së vendit, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

    I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe në raundin e dytë të votimit.

    Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

    Deputetët e tjerë të AAK-së, të PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

    Mbetet të shihet nëse sot në Kuvendin e Kosovës do të ketë deputetë të mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e Kosovës derisa mbetet ende enigmë se si do të votojnë këta deputetë.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Të tjera
    Kronika12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Burri është ankuar se është sulmuar fizikisht nga...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.