×
  • Kronika
  • Kronika

    Nis nga fillimi rigjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen në “City Club” në Pejë, Granit Elshanit

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka nisur nga fillimi rigjykimi ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, Granit Elshani, pas transferimit të kësaj lënde në këtë gjykatë nga Gjykata e Pejës.

    Për ngjarjen që kishte ndodhur në natën e 2 janarit të vitit 2010, në diskotekën “City Club”, në Pejë, Elshani nga Gjykata Themelore në Pejë, në maj të vitit 2018, ishte dënuar me 25 vjet burgim, por që më pas ky rast ishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kjo lëndë është transferuar në Gjykatën e Gjakovës pas kërkesës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, për shkak të mungesës së gjykatësve të krimeve të rënda në gjykatën që ai drejton dhe për shkak se gjyqtarët tjerë të cilët kanë mbetur kanë bazë për përjashtim në gjykimin e këtij rasti.

    Rigjykimi në këtë rast rast në Gjykatën e Pejës kishte zgjatur rreth 1 vit e 7 muaj, deri në ditën kur ishte caktuar të bëhej shpallja e aktgjykimit, mirëpo gjë që nuk kishte ndodhur pasi që trupit gjykues i kryesuar nga ish-gjykatësi Sylë Lokaj, i cili ka dalë në pension, kishte vendosur që të rihapej shqyrtimi gjyqësor për këtë rast.

    E rigjykimin në Gjykatën e Gjakovës do ta udhëheq gjykatësi Mentor Bajraktari, me anëtarët e trupit gjykues, Nikollë Komani dhe Shaqir Zika.

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Bajraktari deklaroi se meqenëse është ndërruar trupi gjykues, shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të fillojë rishtazi dhe sërish do të dëgjohen të gjithë dëshmitarët.

    E pas leximit të aktakuzës nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Elshani deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohet.

    Kjo seancë do të vazhdojë me dhënien e fjalëve hyrëse dhe dëgjimin e disa dëshmitarëve.

    Ndryshe, lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë, më 30 maj të vitit 2018, ka shqiptuar 25 vjet burgim, ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohet për vrasje dhe tri tentim vrasje, për ngjarjen që kishte ndodhur në natën e 2 janarit të vitit 2010, në diskotekën “City Club”, në Pejë.

    Kurse, Apeli kishte anuluar aktgjykimin në fjalë, duke miratuar ankesën e mbrojtësit të mëparshëm të akuzuarit Granit Elshani, avokati Ndrecë Dodaj, për shkak se aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike.

    Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë, është në kundërshtim me vetveten dhe me arsyetimin e aktgjykimit dhe nga provat e administruara ka kundërthënie në mes dëshmive të dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, thuhet se më 2 janar të vitit 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë  i akuzuari Granit Elshani, kishte hyrë me dy revole të tipit “TT” dhe kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendit, i cili ishte plagosur.

    Siç përshkruhet në aktakuzë, natën kritike Granit Elshani, shënjestër të vrasjes kishte anëtarin e familjes Kelmendi, Valdetin, por që plumbi kishte goditur Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.

    Sipas prokurorit, atë natë lëndime kishin pësuar edhe persona të tjerë që ishin mbledhur për të festuar, ndër ta edhe zyrtari policor, Hasan Buqaj. BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë në datat 27 dhe 28 nëntor për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Policia e Kosovës....
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident me fatalitet që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Hani i...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se titanike kanë qenë përpjekjet...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e mundshme në të ardhmen në mes kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai kishte 50 vite që se kishte parë asesi të rehatohet...
    Vip29 Nëntor 2024
    A pati përleshje mes Kevinit dhe Xuxit? Kush mund të “rikthehet” sonte në spektaklin madhështor, Big Brother VIP Kosova? E kush ka...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu – Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.