×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nimanbegu nuk do të hyjë në atë Qeveri që kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se është e vështirë që partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi.

    Nimanbegu ishte pjesë e Listës Shqiptare në zgjedhjet parlamentare të dielën në Mal të Zi, ndërsa fitoi një mandat.

    Ai ka thënë se partitët opozitare pro-serbe në të kaluarën janë shprehur me deklarata anti-shqiptare dhe kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe kjo e bënë të pamundur për partitë shqiptare që të futen në koalicion me këto parti.

    Çelësin e formimit të Qeverisë së re të Malit të Zi e mban një shqiptar, Dritan Abazoviqi, që ishte prijës i listës së koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, që ka fituar katër mandate.

    “Zgjedhjet e fundit në Mal të Zi treguan për një ndryshim të vullnetit të votuesve. Subjektet që ishin në opozitë në mandatin e kaluar – të gjitha së bashku – fituan 44 mandate, që do të thotë rreth 55 për qind të tyre. çSituata e krijuar] do të thosha se është prodhim i politikave të deritanishme në Mal të Zi, i vendimeve që janë marrë. Mbetet të shihet se si ky realitet do të drejtohet drejt qytetarëve të Malit të Zi, por edhe drejt synimeve euro-atlantike të shtetit. Kjo është një sfidë për ne. Shumë brenda këtyre subjekteve janë shprehur me deklarata anti-shqiptare, anti-Kosovës, kanë thënë se hapi i parë i tyre do të jetë tërheqja e njohjes së Kosovës. Megjithatë, ky nuk pritet të jetë debati në ditët e ardhshme. Deklaratat e para të tyre pas zgjedhjeve së paku ishin deklarata qetësuese, që bënin thirrje për bashkëpunim. Madje, një udhëheqës i listës së dytë opozitare, që ka fituar dhjetë mandate – që në Mal të Zi do të thotë mbi 13-15 për qind të votave – ka thënë se do t’i ftojë edhe partitë e pakicave në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Nimanbegu për Radio Evropën e Lirë.

    Ai ka thënë se nëse tërhiqet njohja e Kosovës atëherë do të rrezikoheshin marrëdhëniet rajonale.

    “Njohja e Kosovës është bërë nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, nuk është votuar në Kuvend në vitin 2008. Kjo mund të jetë çështje edhe e qeverisë së ardhshme. Por, dyshoj se partia URA, që ka fituar katër mandate dhe tani për tani do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme, do ta pranojë një sfidë të tillë. Por, në aspektin afatgjatë, nëse URA do të jetë pjesëmarrëse në qeveri dhe do të bëhet një akt i tillë, do të rrezikohen marrëdhëniet rajonale dhe ecuria e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Kosovës, që, deri më tash, sipas zyrtarëve të dy qeverive, ka qenë shumë e mirë. [V.j. URA udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq]”, ka thënë Nimanbegu. “Ne i kemi të qarta synimet tona, qëndrimet tona, nuk kemi ndryshuar vite me radhë, as për opozitën pro-serbe ato nuk janë të panjohura. Do të shohim se si do të ecin ditët e ardhshme. Tani, pas zgjedhjeve, dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin votues, secilin qytetar për fushatën, e cila ka pasur ndikime të pandershme në vota, posaçërisht nga ana e zyrtarëve lokalë dhe të partisë së Millo Gjukanoviqit, si për shembull me oferta udhëtimesh, që ndikojnë në votën e lirë. Ne duhet ta ngremë zërin që shoqëritë tona të jenë sa më demokratike, që vullneti i votuesve të jetë i lirë dhe kështu do të vazhdojmë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka mirëpritur në jetë stërnipin e tij të parë, pasi mbesa e tij Naomi Biden,...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës, në 16 muaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës, në 16 muaj...
    Lajme09 Janar 2025
    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Agjencia Shtetërore Bullgare e Rrugëve është në mesin e përgjegjësve për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në vitin 2021, kur 45 persona...
    Lajme09 Janar 2025
    106 mijë e 924 është numri i qytetarëve që jetojnë në mërgatë e që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjedhur amerikan do të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit ka finalizuar 3 operacione të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.