×
  • Lajme
  • Lajme

    Nic për paralajmërimet e diplomatëve: Qeveria e Kurtit ka mësuar nga Beogradi t’i bëjë gjërat njëanshëm

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Zyrtari gjerman, Milan Nic, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur së fundmi për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe përfshirjen e SHBA-së, transmeton Gazeta Sinjali.

    Në një intervistë për REL, Nic, duke i komentuar nëse janë të rrezikshme paralajmërimet e disa diplomatëve amerikanë ndaj kryeministrit Albin Kurti, ai tha se ky i fundit ka mësuar nga Beogradi t’i bëjë gjërat njëanshëm.

    “Mendoj se Qeveria e Kosovës, nën Albin Kurtin, ka mësuar nga Beogradi t’i bëjë gjërat në mënyrë të njëanshme dhe ka vendosur të krijojë disa fakte në veri. Në këtë mënyrë, ajo është fokusuar edhe në ruajtjen e popullaritetit dhe të pushtetit të saj në Kosovë.

    Deri më tash, kjo i ka ecur, edhe me çmimin e izolimit të caktuar diplomatik nga partnerët e saj kryesorë – siç ka ndodhur përpara samitit të Procesit të Berlinit.

    Por, sipas tij, pavarësisht se kush fiton apo kush do ta marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshëm, roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet dhe do të ndryshojë.

    “Konfliktet që mbeten të pazgjidhura, si ai mes Kosovës dhe Serbisë, në Bosnje e Hercegovinë dhe të tjerat, përfshirë tensionet etnike mes shoqërive, do të kenë nevojë për një angazhim më serioz nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania.”

    Ai u deklaruar se Gjermania – mes fuqive të Quint-it – është ajo që ka ende kapacitete, ndonëse edhe ajo është duke shkuar kah zgjedhjet e veta federale.

    “Po, e ka bindur Kurtin për të hequr bllokadën dhe ka gjetur një zgjidhje praktike për problemin e tij. Natyrisht, në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe ky konfrontim me Beogradin është i rëndësishëm për Kurtin.

    Por, nëse nesër ka një krizë të re, kush do të përpiqet ta zgjidhë atë? Kush do të nxitojë në Beograd dhe Prishtinë? Komisioni Evropian? Përfaqësuesi i lartë në largim [i BE-së, Josep] Borrell? Amerikanët jo.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimin...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë,  krenari dhe identitet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është mënyra e duhur që do të...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Policia spanjolle gjatë ditës së djeshme ka arrestuar anëtarët e një organizate kriminale me origjinë shqiptare. Ky grup dyshohet se grabiste apartamente...
    Vip22 Tetor 2024
    Vullneti bëhet “mollë sherri” për Drenushën dhe Rovenën. Dy banoret filluan të debatojnë kur këngëtarja Rovena i doli në krah Vullnetit, pasi...
    Vip22 Tetor 2024
    Xheneta dhe Diana, kanë vazhduar të kryejnë punët e shtëpisë, njofton Klankosova.tv. Ato kanë pastruar banjot, derisa Gjesti ishte banori që po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.