Si pasojë e kësaj, Qeveria e Kosovës mori masa nga më të ndryshmet, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.
Nga mbrëmja e së premtes së kaluar është ndaluar qarkullimi i qytetarëve nga ora 19:00 në komunën e Prishtinës, por edhe në disa komuna të tjera që gjenden në zonën e kuqë apo atë të rrezikut të lartë nga koronavirusi.
Mbrëmjen e sotme u shkaktua kolonë e gjatë në Veternik, saktësisht në dalje të Prishtinës pak para shënimit të orës 19:00, kur edhe ndalohet qarkullimi, transmeton lajmi.net.
Në fotografi të publikuara në rrjetet sociale qytetarët kanë pyetur se si do të arrijnë në ora 19:00 të dalin nga qyteti kur kolona ishte tejet e gjatë.
Padyshim se me masat e reja nuk u pajtuan të gjithë, por që këto masa do të vazhdojnë të jenë funksionale deri në njoftimin tjetër të Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar, ku numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka arritur në 29 mijë e 805 raste.