×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj 7 personave për shitblerje të paautorizuar të armëve

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet I.M., V.I., N.G., B.S., S.S., F.H dhe N.A., për shkak të veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’, dhe veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, lidhur me veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit të organizuar kriminal’’.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit I.M., V.I., N.G., B.S., S.S., F.H dhe N.A, që nga periudha e panjohur kohore, deri më 21 mars 2019, në vazhdimësi, duke vepruar si grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga të pandehurit V.I., dhe I.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në role të ndara, kanë transportuar, ndërmjetësuar dhe shitur armë në mënyrë të paautorizuar dhe kanë blerë dhe shitur mallra për të cilat nuk kanë pasur autorizim, atë mënyrë që i pandehuri V.I., fillimisht kishte siguruar 25 pako me armë të llojit ‘’Glock Austria’’ dhe ‘’Sig Suer’’, nga një person tani për tani i panjohur, të cilat i ka vendosur në njërën nga zyret e lokalit të tij në Fushë Kosovë, si dhe, disa pako me medikamente të llojeve të ndyshme me përmbajtje të substancave narkotike (metamorfinë) si Tamol XX, të cilat i kanë siguruar të pandehurit N.G., dhe B.S.”, njofton Prokuroria.

    “Gjithashtu, pas dy-tri ditësh i pandehuri V.I., sipas marrëveshjes e thërret të pandehurin F.H., punëtor në lokalin e tij në Fushë Kosovë, duke i thënë që këto pako t’ia jepte vozitësit të kompanisë “Sim Logistik”, pronar i së cilës është i pandehuri I.M., i cili i kishte marrë pakot dhe i kishte dërguar në objektin e “Sim logistik” në fshatin Mazgit, e pas kësaj të pandehurit I.M., V.I. dhe N.G., i kishin ndarë armët dhe medikamentet nëpër pako me qëllim të dërgimit në vende të ndryshme, ndërkaq i pandehuri B.S., fillimisht shkon në depo, ku nga i pandehuri N.A., menaxher i kompanisë, i merr disa pako dhe pastaj takohet me të pandehurin S.S., të cilit ia jep një pako me medikamente dhe i fut në veturën e tij, mirëpo duke qenë nën vëzhgim nga ana e policisë së Kosovës, të dy të pandehurve në veturat e tyre u konfiskohen pakot me medikamente, si dhe, në garazhën e banesës së të pandehurit B.S., konfiskohen edhe pako tjera me medikamente, ndërkaq gjatë kontrollimit në depon e “Sim logistik”, konfiskohen gjithsej 99 armë të llojit “Glock-Austria, një sasi municioni, si dhe një sasi medikamentesh vlera e të cilave përfshirë edhe sasinë e konfiskuar të të pandehurit B.S. dhe S.S., është rreth 17.000 euro”.

    Po ashtu, të pandehurit B.S. dhe N.G., nga i dyshuari A.I., janë furnizuar me barëra pa banderola, me qëllim shitjeje nëpër barnatore të ndryshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’, nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, nga neni 305 paragrafi 2 lidhur me veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit të organizuar kriminal’’, nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.