×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Për ditën e sotme në vend janë planifikuar të ndodhin disa ngjarje.

    Sot më 18 qershor poashtu shënohet edhe Dita e Çlirimit të Skenderajt, e ku shumica e ngjarjeve janë të përqendruara në këtë qytet, raporton Front Online.

    Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme:

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt bëhen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9.00)

    Bëhen homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë. (Ora 09:15)

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt përurohet rruga “Malush Ahmeti” në Rezallë të Re. (Ora 10.00)

    Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10.00)

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Klinës bëhet ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit para Kuvendit Komunal Klinë, ora 9.30 – homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi” ora 9:35 – homazhe te busti i

    Ismet Rracit ora 9:40, homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit ora 10:00 – përurohet memoriali i personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan ora 11:00.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pret në takim liderët e partive politike për dialogun me Serbinë. (Zyra e Kryeministrit, ora 11.00)

    Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne. (Kuvendi Komunal, Skenderaj, ora 11.00)

    Mbahet takim i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 11.00)

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan kontratat për Bursa Olimpike Tokio 2020 me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani. (Shtëpia e Sportit Prishtinë, ora 11.30)

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban takim me Kryesinë Qendrore të PDK-së. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” – Skenderaj, ora 11:00)

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 12.30)

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt bëhen vizita familjeve të dëshmorëve të Skenderajt. (Ora 13.00). /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.