×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nga zemra deri tek kanceri, mungesa e vitaminës D shkakton këto 9 probleme shëndetësore

    FrontOnline
    03 Maj 2022

    Dobësi muskulore: Ka shumë mundësi të ndieni dobësi muskulore nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

     Sëmundje kronike të veshkave: Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

    Grip: Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmuren më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymëmarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

    Diabet: Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve iu krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shanse të shfaqjes së diabetit të tipit 1.

    Astma: Vitamina D mund të ulë seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitaminës D prej 1200IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

    Sëmundje e dhëmbëve: Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe ënjtje të mishrave të dhëmbëve mund të evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D, pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ulin numrin e baktereve në gojë.

    Sëmundje zemre: Pamjaftueshmëria kardiake është e lidhur me mangësi të vitaminës D. Femrat me nivele të ulëta të vitaminës D kanë 70% më shumë rrezik të shfaqin insuficiencë kardiake.

    Skizofreni dhe Depresion: Këto dy çrregullime janë lidhur me mungesë të vitaminës D. Është e nevojshme që gjatë shtatzënisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të mbajtur në nivele optimale receptorët e vitaminës D në tru, e rëndësishme kjo për zhvillimin dhe funksionimin mendor në jetën adulte.

    Kancer: Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale të sigurisë në vend, raporton FrontOnline....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arsyeja pse Republika e Kosovës po përballet me këto sulme është sukses i vendit tonë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. “Dënoj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.