×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga sulmet e talibanëve janë vrarë të paktën 17 ushtarë afganë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Zyrtarët afganë kanë thënë se luftëtarët talibanë kanë sulmuar një pikë të kontrollit në provincën Javzjan, duke vrarë të paktën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

    Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Azar Jawjani, tha se pesë pjesëtarë të tjerë janë plagosur në këtë sulm. Militanët po ashtu kanë marrë peng katër ushtarë të tjerë pas këtij sulmi, shtoi ai.

    Një tjetër zëdhënës, Marouf Azari tha se në këtë sulm ka pasur viktima edhe në mesin e militantëve.

    “Pesë talibanë janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve”, tha ai.

    Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, por kanë deklaruar se numri i ushtarëve të vrarë është më i lartë.

    Ndërkaq, në provincën Kunduz, militantët talibanë kanë sulmuar edhe një pikë kontrolli të ushtrisë, duke vrarë pesë ushtarë, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

    Teksa, në një shpërthim me mortaja në provincën Ghazni, katër fëmijë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën, njoftuan zyrtarët.

    Sipas shifrave të ofruara nga Qeveria afgane, vetëm gjatë javëve të fundit, 422 pjesëtarë të personelit afganë janë vrarë në sulmet e talibanëve.

    Talibanët, në anën tjetër, thonë se mbeten të përkushtuar në marrëveshjen e arritur në shkurt me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje ka për qëllim t’i hapë rrugën bisedimeve të paqes ndërmjet Qeverisë afgane dhe talibanëve. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.