×
  • Vip
  • Vip

    Nga studente e mjekësisë në Miss Kosova- Kush është Juliana Nura që po rrëmben zemrën e publikut?

    FrontOnline
    03 Janar 2023

    Ish-miss Kosova dhe Diaspora, Juliana Nura është banorja që ka rrëmbyer zemrën e publikut në Big Brother Vip Kosova. Nura është banorja që votua si më e pëlqyera mbrëmë. Me këtë rast edhe i shpëtoi eliminimit.

    E rritur në Finlandë, Juliana kishte filluar studimet për mjekësi. Megjithatë, modelingun ajo e kishte kthyer në prioritet.

    “Sot nuk punoj më në atë profesion, nuk më pëlqen të bëj atë punë, por humanitetin dhe shërimin e bëj në një mënyrë ndryshe” – kishte thënë dikur ajo.

    Nura falë pamjes së saj tërhoqi vëmendjen e agjencive fotografike. Më pas ajo mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, prej ku filloi të kishte një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri prej vitit 2010.

    Pasi mori çmimet si Miss Kosova dhe Miss Diaspora, për 12 vite Nura u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj.

    Për këtë video ajo kishte folur edhe brenda shtëpisë së Big Brother. Modelja tregoi se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht.

    Duke lënë pas të gjitha këto, ajo u zhvendos në Londër, ku krijoi platformën “Body, Mind and Soul”, cila u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që synojnë të kenë një jetë të shëndetshme.

    Rikthimi në Big Brother Vip Kosova

    Për ta fituar çmimin prej 200 mijë eurosh, Juliana Nura u fut në BBVK. Ajo hyri si trajnere fitnesi.

    Që nga hyrja e saj ajo pati debate me banorët. Më shumë u përshkallëzua fjalosja me aktoren Shota Baraliu. Kjo e fundit madje tha se Nura kishte bërë sehire për ta fituar çmimin e madh të Big Brother.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi Julit i kishin shpëtuar nga goja edhe disa shprehje raciste.

    “Gjylë, magjupja, bum çiçek-çiçek” – janë shprehjet të cilat u përdorën nga konkurrentja, Juliana Nura. Ajo teksa ndodhej në dhomën e gjumit të përbashkët me banorët bën një vallëzim e të tipit “tallava” të cilin e përshkruan si të “Gjyle magjupes”, teksa dëgjohen të qeshura nga konkurrentët e tjerë.

    Ajo nuk u la pa u kritikuar edhe për vallëzimet, të cilat shpeshherë janë edhe provokative.

    Derisa, megjithë debatet e ndodhura, Nura u vlerësua për pasionin e saj për gatimin.

    Ajo është njëra ndër konkurrentet e cila përkujdeset që banorët e tjerë të ushqehen./Insajderi

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.