Parashikimi i motit për sot.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.
Temperaturat minimale parashihet të jenë nga 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, por më i theksuar do të jetë drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës herë-herë mundë të arrijë mbi 17m/s.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, për shkak të luhatjeve, amplitudave në fushat barike dhe indeksit UV i cili në orët me diell do të jetë i lartë.