×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PDK i kërkojnë Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun në Bruksel

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të tregojë se çfarë ka biseduar të martën në takim me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak në Bruksel.

    Ajo ka thënë se uron që në këtë takim nuk është diskutuar për hapjen e urës së Ibrit, sepse sipas saj, do të ishte cenim i sovranitetit dhe Kushtetutës.

    “Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregoj qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cenim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan të martën ndaras në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në një raund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve të BE-së për të shtyrë palët drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

    Lajçak takoi ndaras të dy palët, por nuk pati një takim trepalësh.

    Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, ishte Petar Petkoviq ai i cili kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën, por nuk i bëri të ditura se cilat ishin kërkesat.

    Gjatë takimit atje, u diskutua edhe çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    Përmes njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, u bë e ditur se Bislimi ka theksuar se sipas BE-së dhe raporteve të Komisionit Evropian që nga viti 2014, ura duhet të hapet pa vonesa të mëtejme.

    “Mbi lirinë e lëvizjes, zëvendëskryeministri e informoi z. Lajçak mbi lehtësimin nga ana e Qeverisë të konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb dhe mbështetjes së tyre në këtë proces.

    Njëherit, Bislimi ka thënë se kjo çështje është trajtuar e dakorduar në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut.

    “Ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, ka deklaruar Bislimi.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR nga sot e deri në fund të tetorit do të nis stërvitjet provuese operative në Kosovë. Zyrtarët e Misionit të NATO-s...
    Lajme18 Shtator 2024
    Biznesmeni dhe drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren shqiptare në Gjermani Angelina Shala. Fotot i ka bërë publike...
    Të tjera
    Vip18 Shtator 2024
    Gani Gërmia, mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij me disa pamje të rënda. Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin...
    Lajme18 Shtator 2024
    12 vjeçari Bleart Krasniqi nga Tërpeza e Poshtme ka vdekur sot. Lajmin e kanë bërë të ditur faqja e fshatit Tërpezë e...
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas Osmanit, problemi në...
    Lajme18 Shtator 2024
    Në konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut që po mbahet në Shqipëri, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka deklaruar se...
    Vip18 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas burimeve të “Loki Magazine”, Marina ka nënshkruar kontratën për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.