×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga LDK: Kurti duhet ta rritë Burgun e Dubravës për njerëzit e tij

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, për Front Online, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të afërta me kryeministrin Albin Kurti nga ana e institucioneve të drejtësisë.

    Hyseni, ka rikujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili para se të bëhej kryeministër kishte thënë se do të duhej të rritej Burgu i Dubravës, në mënyrë që të korruptuarit të dërgohen në të.

    ”Kurti ka pasur të drejt kur ka thënë se duhet me e rritë Burgun e Dubravës, sepse ka nevojë për njerëzit e tij’’ tha Hyseni.

    Ai thotë se është ditur se proklamomi i Kurtit se do të qeverisë me duar të pastra, ka qenë thjeshtë propagandë e tyre.

    ‘’U pa edhe puna e qeverisjes me duar të pastra ka qenë pjesë e propagandës së tij dhe ne kemi qenë të bindur se nuk është ashtu. Komunikimet, vizitat në Prokurori të njerëzve të tij, është më e pakta që ka mundur të ndodh deri sot, nga korrupsioni masiv që ka kjo Qeveri dhe njëkohësisht komunikimet e rrezikshme të njerëzve të VV-së me njerëz të dyshimtë që paraqesin rrezik për vendin tonë’’ thekson ai.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, shprehet se pret nga institucionet e drejtësisë të merret me figurat e afërta të VV-së, pas keqpërdorimit dhe funksionit e parasë publike.

    ‘’Mendoj se shteti duhet merret edhe me këto komunikime, përveç dyshimeve serioze për korrupsion, për keqpërdorim të funksionit dhe parasë publike” potencoj Hyseni.

    Nga premtimi ‘’Qeveri me duar të  pastra”, tek qeverisje me intervistime e akuza për korrupsion

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Është arrestuar një person në Llukar të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti do të synojë të marrë vendime që nuk kërkohet votimi në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për Front Online, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të shtunën se një projekt mbi mundësinë e furnizimit të Turqisë me avionët luftarak Eurofighter do të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, kanë qëndruar sot në...
    Vip19 Tetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, kanë luajtur një lojë interesante. Kjo lojë, disa prej tyre i bëri t’i vënë në...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti e ka bërë konfuze Anën sa i përket këngës “beba”. Ai e bëri të...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka treguar për traumën e tij të parë që e kishte në shkollë fillore....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.