×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga ky muaj nis zbatimi i Reformës së Skemës Sociale, Murati: Secilës familje t’i ofrohet një vend pune

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të Reformës së Skemës Sociale, nga ky muaj do të jetë grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës.

    “Ekipet tona po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet dhe janë duke bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike edhe nga afër, për t’u siguruar që ajo përkon me gjendjen e deklaruar në institucione.  Kjo reformë, e mbështetur edhe nga Banka Botërore, parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, dhe njëkohësisht vendos mekanizmin që mbështet anëtarët e familjes të aftë për punë që të aktivizohen në tregun e punës”, ka shkruar Murati në facebook.

    Murati shprehet se synim është që secilës familje t’i ofrohet një vend pune, dhe familja të bëhet e vetëqëndrueshme financiarisht.

    “Paralelisht me punën për këtë reformë, përmes masave të shumta mbështetëse gjatë tri viteve të shkuara, kemi ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, dhe kjo ka rezultuar edhe në zvogëlim të numrit të familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale.  Vetëm nga masa Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar, shumica e të cilëve vijnë nga familje që kanë qenë përfitues të ndihmës sociale. Ndikimi mund të shihet edhe në grafikonin më poshtë, që paraqet numrin e famuljeve përfituese nga Skema e Asistencës Sociale”, ka shkruar Murati.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Qeveria ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka prezantuar Raportin final për Vlerësimin e Programit të Kosovës për Barazi...
    Lajme21 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në punëtorinë me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Rovena Stefa njihet për këngët e saj hit, veçanërisht për atë “Burrë të martuar u dashurova”. Ajo së fundmi ka filluar ta...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur një konkurs për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Siguri Kibernetike. Zëvendësministri Bardhyl Dobra...
    Lajme21 Tetor 2024
    Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti. ZKM ka njoftuar se...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat nënshkruan marrëveshjen për bashkëprodhim...
    Kronika21 Tetor 2024
    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, së bashku me ambasadorin gjerman John Rohde e kryetarin e Odes Ekonomike në Kosovë Lulzim Rafuna, kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.