×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna rikthehet mësimi në shkolla për këto klasa

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Nga e hëna do të rikthehen në shkollë klasa e parë deri të pestën.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Arsimit, ku theksohet se niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19, rikthehen në mësim.

    “Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021” thuhet në njoftimin e MASH./Front Online

    Njoftimi i plotë:

    Për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe hapat që do të ndërmerren, është mbajtur sot një takim virtual, ku kanë marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie
    Nagavci, zyrtarë të Ministrisë dhe drejtorët komunal të arsimit.

    Ministrja e Nagavci i ka njoftuar drejtorët e arsimit për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja anti COVID-19, sipas të cilit prej datës 12-16 prill 2021, mësimi me praninë fizike të fëmijëve në institucionet edukative arsimore do të organizohet për edukimin e hershëm dhe arsimin fillor, që përfshinë:

    Niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19.
    Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021.

    Komunat kërkuan që të shqyrtohet mundësia e organizimit të mësimit sipas specifikave dhe rekomandimeve të Task Forcave Komunale.

    Komunat shprehën edhe shqetësimin për tërheqjen e mjeteve nga buxheti i komunave prej përmbaruesve privat, duke u thirrë në obligime të Kontratës Kolektive.
    Shqetësim tjetër është që DKA-të, nuk po arrijnë të kryejnë obligimet e parapara sipas Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, ku ndër të tjera përfshihet edhe mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia, pasi buxhetin prej 5 milion euro, qeveria e kaluar e ka shfrytëzuar për pagesën shtesë të mësimdhënësve.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...
    Lajme13 Tetor 2024
    Disa persona në Prishtinë, dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi, ku nga atje kanë vjedhur një armë leje. Rastin në polici...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare...
    Lajme13 Tetor 2024
    Të shtënat me armë shpërthyen mes një turme pranë një universiteti në Tennessee të shtunën pasdite, duke vrarë një 24-vjeçar dhe duke...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Të shtunën e 12 tetorit, një 55-vjeçare është gjetur e vdekur në Pukë. Rreth orës 19:10, shtetasi N. D. njoftoi sallën operative...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Kamala Harris ka publikuar të dhënat e saj mjekësore, të cilat konkluduan se ajo është në “shëndet të shkëlqyer” dhe e përshtatshme...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbledhjes së Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 200...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.