×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesho për paraqitjen e Osmanit në OKB: E mrekullueshme, e mposhti komplet Vuçiqin

    FrontOnline
    22 Prill 2024

    Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka folur në lidhje me paraqitjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në OKB, duke e quajtur paraqitje të mrekullueshme.

    Ai është shprehur se është hera e dytë që e sheh Kosovën, siç tha, në standardet e prezantimit të niveleve më të larta botërore.

    “Paraqitja ishte e mrekullueshme, më pëlqeu shumë, është hera e dytë që shikojë një Kosovë në standardet e prezantimit të niveleve më të larta botërore. Si nga kryeministri, ashtu edhe nga presidentja”, u shpreh ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

    Nesho tha se Osmani në diskutimin e sotëm e ka mposhtur komplet presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    “Në takimin e sotëm, dua të them se ajo e mposhti komplet presidentin Vuçiq, i cili u mor me fakte për të sensibilizuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit që situata nuk ishte e qëndrueshme, prandaj edhe Serbia ka kërkuar në mënyrë të herë pas herëshme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për arsye të stabilitet dhe paqes në rajon”.

    “Argumentet e tij ranë, për arsye sepse vet diskutimi i presidentes Osmani ishte një rikthim i gjithë situatës së kaluar 25-vjeçare”, u shpreh tutje ai.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ka vdekur komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit parashikpritet të ketë mjegull në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët janë duke dominuar për gjysmë ore lojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.