Të enjten, deputetet do t’i kthehen sallës së Kuvendit, pasi është paraparë vazhdimi i dy seancave dhe një të reje.
Sipas rendit të ditës, të nisur nga Zyra për informim e Kuvendit, në orën 10:30 do të vazhdojnë seancat e papërfunduara.
Fillimisht do të niset me seancën e nisur më 11 qershor dhe të vazhduar më 23 qershor e 9 korrik, ku do të hedhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithësej pesë. Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë.
Në seancë të re, ndër të thera do të diskutohet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.