Ka 5 muaj që vazhdimish punojnë në qendrat me pacientë me COVID-19.
Por pavarësisht kësaj, rreth 200 mjekë specializantë nuk kanë marrë as edhe një cent shtesë për punën që bënë.
Diçka të tillë, përfaqësuesi i tyre, doktori FejzëHoti, thotë se u kisht epremtuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Është zotuar Ministri i Shëndetësisë që do të na subvencionojë shtesat, diçka e tillë nuk ka ndodh, pavarësisht se merremi ekskluzivisht me pacientat me COVID-19. Neve specializantëve nuk na i kanë alokuar shtesat”, theksoi ai për Front Online.
Si rezultat që Ministri Zemaj nuk e mbajti zotimin, ky thotë, se nuk u ka mbetur rrugë tjetër, veçse se të protestojnë nesër.
“Do të protestoj më të mërkurën në ora 10:30 në hapësirat e QKUK-së”, tha ai për Front Online.
Problem tjetër për ta është po ashtu mos pagesa e orëve të kujdestarisë.
Nga ky grup specializantësh thonë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh të mërkurën, ata prapë do të vazhdojnë me protesta.

Të tjera
-
17:25 | 26 Dhjetor 2020
-
17:19 | 26 Dhjetor 2020
-
17:09 | 26 Dhjetor 2020
-
Bota/RajoniOBSH: Vaksinat janë zgjidhja, por duhet kohë17:05 | 26 Dhjetor 2020
-
16:57 | 26 Dhjetor 2020
-
16:52 | 26 Dhjetor 2020
-
16:42 | 26 Dhjetor 2020
-
16:41 | 26 Dhjetor 2020
-
16:24 | 26 Dhjetor 2020
-
16:23 | 26 Dhjetor 2020
-
16:16 | 26 Dhjetor 2020
-
16:14 | 26 Dhjetor 2020