Nesër, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, në Prishtinë, do të mbyllet pjesërisht, për shkak të punimeve që do të zhvillohen aty.
Kjo u bë e ditur në njoftimin nga Komuna e Prishtinës.
Mbyllja e pjesshme e kësaj rruge, do të bëhet nga ora 07:30 deri në orën 18:30.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Neser, 20 tetor, per shkak te punimeve te asfaltimit , nje pjese e rruges “Agim Ramadani” do te jete e mbyllur per qarkullim me vetura.
Prej ores 07:30 deri ne oren 18:30 per qarkullim do te mbyllet segmenti prej udhekryqit te rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhekryqi i rruges Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjeter prej udhekryqit te rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhekryqi i rruges Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).
Ju lusim qe qarkullimin tuaj te e planifikoni bazuar ne kete informate dhe duke shfrytezuar rruget alternative.
Ju falemnderit paraprakisht per mirekuptimin!
Komuna e Prishtines