Tre anëtarët e familjes Krasniqi që vdiqën në aksidentin e rëndë në Gjermani do të varrosen nëser në fshatin Rahovicë të Ferizajt.
Varrimi i tyre do të bëhen duke filluar nga ora 16:00, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryetari i fshatit Rahovicë.
Kufomat e të ndjerëve pritet të arrijnë në Kosovë nesër në mëngjes.
Aksidenti ka prekur thellë gjithë mërgimtarët dhe vendin tonë, i cili erdhi pak ditë më vonë pas një aksidenti tjetër ku nga goditja e trenit vdiqën dy djemtë e familjes Arifaj nga Deçani.