×
  • Lajme
  • Lajme

    Joseph: BE e vetme s’mund të ruajë paqen në Ballkan

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Profesori amerikan, Edward P. Joseph, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan është përgjigjur në disa pyetje në një panel të “Budapest Balkans Forum” për rajonin dhe qasjen që BE e SHBA kanë ndaj tij.

    Në një skenar kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, rikthehet në pushtet dhe tërheq forcat amerikane nga NATO, çfarë do të ndodhte me Ballkanin, Joseph thotë se ky do të ishte lajm i keq.

    “Nëse kjo është pyetja, çfarë do të ndodhte nëse forcat e SHBA-së do të zvogëloheshin, ky do të ishte një lajm shumë i keq, sepse vetëm BE-ja nuk është e aftë të ruajë paqen në rajon. Megjithatë, BE-ja po ecën më mirë, por ende nuk merret aq seriozisht sa SHBA. Shembujt kryesorë janë si në Bosnje-Hercegovinë ashtu edhe në Kosovë, ku të gjithë e shohin SHBA-në si udhëheqëse”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, në pyetjen se si BE-ja mund të zgjidhë nyjën e Ballkanit, Joseph tha se BE-ja është përgjegjëse për problemin.

    “Ndoshta, në një farë mënyre, BE-ja është 100 për qind përgjegjëse për problemin. Dhe përgjigjja është teorikisht po, BE-ja mund ta ndryshojë këtë me SHBA-në. Dhe ne shpjegojmë njohuritë e menaxhimit të krizës në një raport të botuar nga Universiteti Johns Hopkins dhe Qendra Wilson; quhet ‘Nga kriza në konvergjencë’. Në fakt është një shpjegim shumë i thjeshtë”.

    “Si mund të jenë kaq të thjeshta problemet në lidhje me Ballkanin?”, ishte pyetja për profesorin amerikan.

    “Ne e thjeshtuam këtë. Pjesa më e madhe e problemit është Serbia. Serbia refuzon të zgjedhë orientimin e saj. Beogradi në thelb refuzon rendin perëndimor për rajonin… Ata janë brenda kufijve të tyre aktualë dhe pakicat brenda tyre kanë të drejta. Por ne nuk jemi aty për të krijuar shtete të reja, nuk jemi aty për ndarje të mëtejshme. Pra, si është BE-ja përgjegjëse? Është gjithashtu shumë e thjeshtë sepse Serbia do të zgjidhte orientimin perëndimor nëse BE-ja, edhe brenda NATO-s, do të kishte qëndrime të unifikuara. Ky është çelësi”.

    Joseph është pro mendimit që Perëndimi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për statusin e Kosovës.

    “Njohja uniforme e Kosovës është thelbësore. Problemi është se pesë vende të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), katër prej të cilave janë në NATO, nuk e njohin Kosovën. Për shkak të kësaj, as Serbia nuk e njeh atë. Kjo lojë kërkon pjesëmarrjen e Serbisë. Sepse ka pakica në Kroaci, në BeH, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Pra, mund ta luajë këtë lojë me pakicën e saj, duke projektuar”.

    Për përdorimin e Beogradit të pakicës serbe për të arritur qëllimet e tij, Joseph e konsideron më shumë një problem politik.

    “Por nëse ata ndryshojnë qëndrimin e tyre, qoftë edhe vetëm ndaj NATO-s, është e mundur të zgjidhet. Në letrën time tjetër, unë shpjegoj se nëse Ukraina e njeh Kosovën, atëherë të tjerët do të duhet të ndjekin shembullin. Unë e kam titulluar këtë artikull si Katalizatori Kiev-Kosovë”. /Express/

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.