Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda, në një bisedë që kishte me Albën, ka dhënë disa deklarata.
Duke mos zbuluar emrin, Linda ka thënë se për një banore aty, se ka ardhur tek ajo për tu rrëfyer rreth dikujt tjetër, po ashtu pjesë e kastit të BBVK-së.
E këto “sekrete”, Linda planifikon t’ia zbulojë nëse vjen një moment që “ajo” mund të shpifë diçka për të.
Për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj bisede enigmatike, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.